Euro 2024: Katër kombëtare nga Grupi E luftojnë për dy bileta të kualifikimit
Lexohet për: 1 min.
9-Grupi E
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupi E po del të jetë më interesanti deri tani në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Katër kombëtare po luftojnë për dy bileta kualifikimi në raundin e 16-të të këtij turneu, raporton KosovaPress.

Bëhet fjalë për Belgjikën, Rumaninë, Sllovakinë e Ukrainën. Të gjitha këto kombëtare kanë nga tri pikë në Grupin E.

Rumania zë vendin e parë në grup, e ndjekur nga pas nga Belgjika, Sllovakia e Ukraina në vendin e fundit.

Të gjitha kanë nga një humbje e një fitore.

Ndërkaq, sot me fillim nga ora 17:00 përballen Sllovakia me Rumaninë dhe Ukraina me Belgjikën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025