Gjyqtari italian, Daniele Orsato do të gjykojë në çerekfinalen e Euro 2024 mes Anglisë dhe Zvicrës, me Massimiliano Irratin në VAR.
Ndeshja do të zhvillohet në Dusseldorf të shtunën me fillim nga ora 18:00, raporton KosovaPress.
Italia është eliminuar, ndaj edhe ai nuk do të rrezikonte të kishte konflikt interesi, edhe nëse do të eliminohej në 1/16 nga Zvicra.
Orsato do të ndihmohet nga Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini, me gjermanin Daniel Siebert si gjyqtar të katërt.
Arbitri 48-vjeçar drejtoi dy fitoret 1:0 të Anglisë kundër Kroacisë në Euro 2020 dhe Serbisë në Euro 2024.
Rekordi i tij me Zvicrën është një fitore 5:2 në Ligën e Kombeve ndaj Belgjikës në nëntor të vitit 2018, pastaj barazimet me Belgjikën dhe Gjermaninë, kjo e fundit në fazën e grupeve të Euro 2024.