Pasoja për Serbinë nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri, thotë Escobar
Lexohet për: 11 min.
1. Gabriel Escobar 2022 (3)
1 vit më parë
Linku u kopjua

(E përditësuar) Veprimet antidemokratike të Millorad Dodik kërcënojnë stabilitetin e gjithë rajonit, thotë Escobar

Para Kongresit Amerikan, Escobar ka thënë se disa prej problemeve kryesore me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor janë korrupsioni, varësia nga burimet ruse të energjisë, dezinformatat si dhe politikat etno-nacionaliste.

Derisa ka folur për Bosnje Hercegovinën, Escobar ka thënë se presidenti i Republikës Serpska, Millorad Dodik, mbetët i fokusuar në shpërbërjen Kushtetutës së shtetit si dhe marrëveshjes së Dejtonit.

“Në Bosnje e Hercegovine, fatkeqësisht presidenti Republika Serpska, Millorad Dodik mbetët i fokusuar në çmontimin e kushtetutës së shtetit dhe marrëveshjes së Dejtonit. Veprimet antidemokratike të Dodikut kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Bosnje Hercegovinës por edhe gjithë rajonit. Ne duhet të vazhdojmë që të thërrasim dhe t’i luftojmë ata që kërcënojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit dhe karakterin shumë etnik. Përpiqemi ta përforcojmë marrëveshjen e Dejtonit”, ka thënë ai.

Gjatë këtij raportimi, Esocbar, derisa ka përmendur hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka shtuar se të dy vendet janë partnere solide në inkurajimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa kur ka përmendur Malin e Zi ka thënë se është forcuar synimi i këtij shteti drejt integrimit evropian.

..............................................................................

(E përditësuar) Escobar: Jemi të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me SHBA-të

Gabriel Escobar ka thënë se janë të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe komunitetin transatlantik.

Ai ka deklaruar se në mënyrë aktive janë duke u përpjekur të bindin Qeverinë e Kosovës që të shoh ShBA-të si partner primar.

“I kemi bërë kërkesat tona në mënyrë shumë të qartë, shumë të zëshme, BE në anën e tyre, ka vendosur pasoja, edhe ne, ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë i madh ndërkombëtar ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të partneritetit me një prej aleatëve tanë më të afërt në rajon. Më duhet ta them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-të por me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, NATO-n , QUINT-in dhe fqinjët, Shoqërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prap po kërkojmë në mënyrë aktive, mënyrë të cilën mund ta bindim Qeverinë që të shoh Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës, nuk e hedh jashtë nga aspiratat e veta”, ka thënë Escobar para Kongresit Amerikan.

...........................................................................

(E përditësuar) Escobar: Nuk shoh vullnet të mirë në asnjërën palë për të implementuar marrëveshjen e Ohrit

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se është aspirata e Shteteve të Bashkuara që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian, si dhe të ketë ulëse në OKB.

Para Kongresit Amerikan, ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit ofron mundësi të madhe që me Qeverinë e Kosovës të fillojnë fushatën e njohjeve në nivel global.

Por, ai ka theksuar se shtetet duan të shohin vullnetin e Kosovës në përmbushjen e pjesës së vet të marrëveshjes, duke theksuare këtu formimin e Asociacionit.

Escobar ka thënë se e kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës që ta vazhdojë këtë me mbështetje amerikane duke siguruar që një asociacion i tillë nuk shkel Kushtetutën.

“Marrëveshja e Ohrit na jep neve mundësinë në të madhe në 15 vitet e fundit me Qeverinë e Kosovës që të fillojmë jo vetëm një fushatë të njohjeve rajonale evropiane, por edhe globale. Tani, çfarë duan të shohin këto shtete, duan të shohin vullnetin e mirë nga Kosova që të përmbushë pjesën e vet të marrëveshjes, që është Asociacioni i komunave më shumicë serbe. Një prej arsyeve që e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë këtë me mbështetje amerikane, në një mënyrë që siguron që ky asociacion të mos shkel Kushtetutën, strukturën juridike apo funksionalitetin e shtetit, që të ecim këtë vit me fushatën e njohjeve. Deri më sot ende nuk e kemi arritur këtë përafrim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Escobar.

Tutje, Escobar ka thënë se nuk po shohin vullnet të asnjëra palë sa i përket implementimin të marrëveshjes.

Ai ka thënë se secila palë duhet të përcaktojë mënyrën dhe rrugën se si do t’i përmbushë obligimet.

“Nuk shoh vullnet të mirë në asnjërën palë për të implementuar marrëveshjen në fakt, jemi përpjekur në të dyja palët që të bëjmë shtyje dhe në ndërkohë ajo që kemi parë është tensione që po eskalohen dhe pastaj tregimin me gisht. Qëndrimi ynë është që marrëveshja është drejtpërdrejt e zbatueshme pas dakordimit, pra secila palë duhet të përcaktojnë mënyrën rrugën sesi do t’i përmbushin detyrimet e tyre. Serbia duhet të marr vendimet për njohjen e simboleve shtetërore dhe të tjera elemente, dhe nga ana e Kosovës është kërkuar menjëherë veprime në draft statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deri më sot nuk e kemi parë asnjërën palë që lëvizë në këtë drejtim”, ka thënë Escobar.

....................................................................

(E përditësuar) Pasoja për Serbinë nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri, thotë Escobar

Para Kongresit Amerikan, Gabriel Escobar ka thënë se e kanë mbështetur Kosovën në mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe kanë njohur legjitimitetin e kryetarëve të zgjedhur, përkundër kundërshtimit të Serbisë.

Megjithatë, ai ka thënë se kërkesa e vetme ka qenë që kryetarët e zgjedhur të mos hyjnë me forcë në objektet komunale.

Ndërsa ka theksuar se do të ketë pasoja për Serbinë nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet e reja.

“Kemi qenë shumë të ashpër ndaj Serbisë për sa i përket kushteve që kërkojnë për pjesëmarrje në proces demokratik që është në Kosovë, pra kemi marrë zotimin që nuk do ta kundërshtojnë, dhe janë pasojat për Serbinë nëse nuk e bënë këtë, por vazhdojmë të punojmë me BE-në që plani trepikësh të zbatohet”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se marrëveshja e Ohrit ofron mundësi të mira për Kosovën dhe Serbinë, sipas tij, për të krijuar marrëdhënie paqësore dhe për të hapur derën drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se të dy vendet duhet të angazhohen pa parakushte dhe të fillojnë procesin e obligimeve që kanë marrë.

Escobar ka theksuar se “ne përkushtohemi që të dyja vendet të marrin parasysh obligimet dhe të ecin sa më shpejtë që është e mundur dhe po shpresojmë që të arrijmë, progres të konsiderueshëm këtë vit në këtë drejtim”.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që të pranojë sovranitetin dhe integritetin territorial të pranojë simbolet shtetërore, dokumentet qeveritare, pasaportat, letërnjoftimet, dhe që të përmbahet nga bllokimi i integrimit të Kosovës në çfarëdo lloj organizate ndërkombëtare.  Nga Kosova kërkohet që të implementojë obligimet ekzistuese ligjore, që të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, ne besojmë që të dyja vendet duhet menjëherë të angazhohen pa parakushte, të dyja vendet duhet të fillojnë procesin e pjesës së tyre të obligimeve, pa marrë parasysh se çfarëdo lloj plani sekuencimi që nuk është në proces. Pra ne përkushtohemi që të dyja vendet të marrin parasysh obligimet dhe të ecin sa më shpejtë që është e mundur dhe po shpresojmë që të arrijmë, progres të konsiderueshëm këtë vit në këtë drejtim”, ka thënë Escobar.

Ndërsa lidhur me masat ndaj Kosovës, Escobar ka thënë se ato nuk janë sanksione.

“Nuk do t’i quaja sanksione, i quajmë pasoja, ShBA dhe BE kanë hartuar një plan tre pikësh që kërkon shtensionimin, heqjen e njësisë speciale policore, tërheqjen e protestuesve dhe procesin për të mbajtur zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve pa kushte, dhe pastaj kthimi në dialog evropian, këto janë kushte, kemi marrë zotimin nga Serbia që do të heqin protestuesit dhe që do të marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan ka thënë se pajtohen me Kosovën në shumë prej standardeve demokratike që dëshiron t’i zbatojë, derisa ka theksuar se ata që sulmojnë gazetarët, policinë dhe KFOR-in, duhet të ndëshkohen.

“Nuk kemi marrë zotimin nga ana kosovare por pajtohemi me Kosovën në shumë prej standardeve demokratike që dëshirojnë t’i zbatojnë dhe pajtohemi me Kosovën që ata që sulmojnë gazetarët, policinë e Kosovës dhe trupat e KFOR-it duhet të ndëshkohen, por ende duam të shohim përafrime më të madha i përket planit evropian. Do të vazhdomë të punojmë me Qeverinë e Kosovës për t’i bindur që është në interes të tyre që të përafrohen me SHBA-të me Mbretërinë e Bashkuar, NATO-n, BE-në, QUINT, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që janë poashtu pjesë e këtij procesi”, ka thënë Escobar.

................................................................

Escobar: Ka pasur dhunë të pakuptimtë ndaj gazetarëve, policisë dhe KFOR-it në veri

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po raporton para Kongresit Amerikan për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Duke folur për Kosovën dhe Serbinë, ai ka thënë se po inkurajojnë palët që të përmbushin të gjitha obligimet e tyre që sipas tij janë esenciale për rrugëtimin evropian të të dy vendeve.

Ai ka thënë se ka pasur tensione dhe dhunë të pakuptimtë nga gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në veri.

“Ka pasur tensione dhe dhunë të pakuptimtë ndaj gazetarëve KFOR dhe policisë NATO ka sjell përforcime dhe ka ruajtur një politikë të avancuar për të siguruar një mjedis të sigurt. Ne dhe BE kemi kërkuar shtensionim të menjëhershëm dhe jemi fokusuar te implementimi i marrëveshjeve dhe që të mbahen zgjedhjet e reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve më veri, Po inkurajomë të dy palët që të përmbushin të gjitha obligimet e tyre që janë esenciale për rrugëtimin e tyre evropian”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur marrëveshjen e shkurtit dhe aneksin e dakorduar në mars, për çka ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e tyre.

“Në shkurt dhe mars BE me mbështetje të fuqishme amerikane arriti një marrëveshje shumë të madhe në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me një aneks impelemtues të dyja vendet duhet të përmbushin obligimet e tyre të pavarura në këtë marrëveshje. Një element kyç është obligim i Kosovës që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për t’i fuqizuar komunat me interes të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe kulturë të përbashkët, që të koordinohen për sfida të përbashkëta në kuptimin e ofrimeve të shërbimeve publike, edukimit dhe shëndetësisë. Dhe janë pajtuar që të njohin dokumentet dhe simbolet shtetërore të njëra tjetrës pro me më rendësi, Serbia nuk do të lobojë kundër anëtarësimit apo integrimit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024