Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme materiale në objektin banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Në njoftimin e kësaj komune thuhet se përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht ka kaluar pa pasoja tjera.
Më tej thuhet se Komuna e Skenderajt shumë shpejt do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara.
Erëra të fuqishme dhe reshje shiu kanë përfshirë disa qytete në vend, ky destabilizim i motit vjen pas disa ditëve ku vendi ishte përfshirë nga temperatura të larta deri 33 gradë celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot në vendin tonë mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
https://kosovapress.com/ihmk-paralajmeroi-stuhi-e-bresher-komuna-e-prishtines-del-me-rekomandime