Enti Shtetëror i Statistikës në Maqedoni të Veriut, vetëm 3 shqiptarë në pozita udhëheqëse
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Punësimet e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në Entin Shtetëror të Statistikës në Maqedoninë e Veriut numërohen në gishta. Në fakt, nga 53 të punësuar shqiptarë në këtë Ent vetëm tre janë në pozita udhëheqëse. Me vendimin e fundit u avancua vetëm një shqiptar, ndërsa dy të tjerë ishin prej më herët. Në dy konkurset e fundit prej 55 të punësuarve, sipas balancuesit, 11 vende u takojnë 11 shqiptarëve.

Zv-drejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami tha se nga këto punësime vetëm njëri është në pozitë udhëheqëse, ndërsa 10 të tjerët marrin vendime, ndërsa veçmë punojnë prej vite me kontrata në vepër në këtë institucion. Selami shpreh indinjatë nga tri ministritë ajo e Financave, Administratës dhe Sistemit Politik, të cilat nuk i dalin në krah për të bërë avancime.

“Për avancimet, të mos flasim! Kemi njerëz, të cilët punojnë nga 7-8 vite në të njëjtën pozitë pune pa asnjë avancim. Nga ana tjetër, kemi njerëz që i shohim si kuadër që mund të kryejnë punë të tjera, u kemi dhënë pozita si udhëheqës i njësisë rajonale të Shkupit, që për herë të parë udhëheq një shqiptar, ai e bënë atë punë, por vazhdon ta merr pagën siç i figuron në vendim si pozitë e këshilltarit të thjeshtë”, deklaroi Ilmi Selami, Zëvendësdrejtor i Entit të Statistikave.

Në Entin e Statistikave ka rreth 240 të punësuar, por disa prej tyre tani më po braktisin këto vende pune. Një grup i të punësuarëve shqiptarë, të cilët punojnë vite me radhe dhe nuk kanë marrë avancimet e duhura, kanë adresuar letër të hapur deri te Zëvendëskryeministri parë, por akoma nuk kanë përgjigje. Revolta e tyre është alarm i fundit para se të heqin dorë nga puna dhe paga nënvlerësuese që u jepet.

“Edhe pse i kemi dërguar shkresë zëvendëskryeministrit Grubi, të regjistruar me numër arkivor para 20 dite, ai nuk gjeti as kohë e as vullnet ti përgjigjet kërkesave për takim. Meqë ata nuk kanë kohë të na dëgjojnë, ne po u drejtohemi mediave. Gjendja aktuale e të punësuarave shqiptar në Entin Shtetëror të Statistikave është larg bazës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga dy poste udhëheqëse, një udhëheqës Njësie dhe një udhëheqës Sektori me konkurs të jashtëm, asnjë shqiptar i pranuar. Nga 42 poste të rezervuara për udhëheqës Njësie, vetëm 1 shqiptar. Nga 9 sektor, asnjë shqiptar”, u bë e ditur në letrën e hapur të të punësuarve, shkruan AlsatM

Sipas kësaj letre, shqiptarët nëpër projekte të financuara nga fondet IPA dhe Buxheti shtetëror janë të përfaqësuar me vetëm 1%. Të pakënaqurit thanë se është hera e tretë që shkojnë nga mbi 30 të punësuar nga Enti në Bruksel lidhur me procesin e skriningut, por në mesin e tyre asnjë shqiptar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024