Ensar Badallaj bokson sot për finalen e Evropianit të boksit
Lexohet për: 1 min.
1-Ensar Badallaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Boksieri ynë, Ensar Badallaj i siguroi mbrëmë Kosovës medalje në Kampionatin Evropian të boksit U15, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Badallaj boksoi në çerekfinale kundër izraelitit, Kikis Orel, ndaj të cilit tregoi boks fantastik përgjatë tre raundeve dhe fitoi bindshëm 5:0, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Badallaj do të luftojë sot për ta arritur finalen e këtij turneu, ku në gjysmëfinale ka përballë një boksier ukrainas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025