Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerë zgjodhën heshtjen!
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerë zgjodhën heshtjen!
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai theksoi faktin që Rama ishte ndër më të zëshmit sa i përket mbrojtjes së luftës së UÇK-së dhe të vërtetës në Hagë.
“Një takim i veçantë me Kryeministrin e shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, u shpreh djali i ish-presidentit Thaçi.
Endrit Thaçi e falënderoi kryeministrin Rama, që siç tha ai, ka qëndruar në anën e të vërtetës kur të tjerët heshtën.
“Kryeministër, faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, shkroi Endrit Thaçi.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.