Ekzekutohen shtesat për fëmijë sipas skemës së re
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.

Murati ka shkruar në Facebook se të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç, marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç, marrin nga 30 euro për secilin.

“Krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj. Qeveria për të gjithë”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025