Ekzekutohen pagesat për lehonat në vlerë prej 500 eurosh
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ekzekutohen pagesat për lehonat në vlerë prej 500 eurosh
Gjatë ditës së sotme janë ekzekutuar shtesat për lehonat në vlerë prej 500 euro. Ky vendim është marrë të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
Kështu bëri të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se kanë vendosur që pasi në korrik rritet paga minimale, njëjtë të rritet edhe vlera e këtyre shtesave.
“
Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë”, tha Kurti.
Ai bëri të ditur se transferimi i të hollave në llogarinë e secilit mund të marr pak kohë, pasi që pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit banker.
Deri më tani për lehonat e papunësuara shtesat kanë qenë 325.9 euro neto për gjashtë muaj, ndërkaq për lehonat e punësuara, Qeveria ndanë shtesë me vlerë të njëjtë për tre muaj. Lehonat e punësuara marrin vlerën e pagës minimale për tre muaj, sipas Ligjit të punës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.