Eksploziv pranë tubacionit të gazit rus në kufi me Serbinë, Orban bisedon me Vuçiqin
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Eksploziv pranë tubacionit të gazit rus në kufi me Serbinë, Orban bisedon me Vuçiqin
Foto Ilustruese
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri hungarez Viktor Orban dramatizojnë një ngjarje në kufi, spektakël politik i tyre me narracionin e zakonshëm të frikës për një shpërthim afër kufirit me Hungarinë.
Fillimisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bëri të ditur se, pranë tubacionit të gazit që furnizon Hungarinë janë gjetur ngarkesa eksplozive dhe detonatorë, transmeton Oranews.
Ngjarja ndodhi në Vojvodinë, pranë tubacionit TurkStream, një rrugë kryesore për gazin rus në rajon.
Vuçiq diskutoi menjëherë situatën me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili thirri një këshill të posaçëm për mbrojtjen.
Ngjarja ndodh pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari më 12 prill, ku Orban mund të humbasë pushtetin pas 16 vitesh në detyrë.
Kjo situatë ngrit shqetësime për sigurinë e furnizimeve me energji dhe stabilitetin politik në rajon.