Ekspertja e forenzikës përdori Inteligjencën Artificiale për të analizuar audiot në rastin Thaçi dhe të tjerët
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Ekspertja e forenzikës përdori Inteligjencën Artificiale për të analizuar audiot në rastin Thaçi dhe të tjerët
ekspertja110526
11/05/2026 - 14:41
Linku u kopjua

Ekspertja e linguistikës forenzika, Helen Fraser e cila sot po dëshmon pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit deklaroi se për transkriptim e audiove përdori transkriptuesin e Inteligjencës Artificiale.

Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Ekspertja australiane e cila është dëshmitare e mbrojtjes në gjykatore, tha se në mungesë të një transkriptuesi në gjuhën shqipe, pasi që ajo vetë nuk e njeh këtë gjuhë, përdori Inteligjencën Artificiale.

Dëshmitarja Helen Fraser, e cila është eksperte e linguistikës forenzike dhe punon në Universitetin e Malbourne në Australi, deklaroi se në rreth 100 çështje gjyqësore ka dhënë ekspertizën e saj kryesisht në Australi.

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menagon kërkoi të di se si i kishte vlerësuar audiot, pasi ekspertja nuk e di gjuhën shqipe, dhe dëshmitarja tha se në mungesë të një transkriptuesi që flet shqip përdori transkriptuesin e inteligjencës artificiale.

E pyetur nga avokatja e Thaçit nëse do t’i ndihmonte prania e një transkriptuesi të gjuhës shqipe, ajo u përgjigj se do t’i duheshin të paktën dy të tillë, por jo thjesht për transkriptim burokratik.

Me këtë rast, dëshmitarja deklaroi se inteligjenca artificiale nuk mund ta zëvendësojë transkriptuesin njerëzor.

Më pas avokatja e ish-presidentit, Hashim Thaçi pyeti se pse bëri një mjet të tillë, ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser deklaroi se donte të krijonte një ide se sa informacion kishte të  disponueshme nga lart-poshtë.

Më pas mbrojtja e Thaçit paraqiti një email që kishte shkëmbyer mbrojtja e ish-presidentit me një përkthyes në shqip të cilit i ishte kërkuar të transkriptonte dy audio të përforcuara të vizitës të Hajredin Kuçit  në Qendrën e Parabugrimit dhe të cilin e krahasoi me transkriptimin e ZPS-s. Për to cilat ekspertja e linguistikës forenzike, Fraser deklaroi se nuk e di nëse përkthyesi në këtë rast ka pas aftësi për deshifrim të audiove të padëgjueshme.

“Si ka mundësi Reçica nuk mund t’i transkriptonte; por ZPS ka arritur ta bëjë... Fraser:11’38’’45Nuk e di nëse Reçica do të ishte pjesë e kategorive të personave që përmenda më herët të personave që kanë demonstruar aftësinë e deshifrimit të audiove të padëgjueshme, kjo është në përputhje me atë që thash më herët  që përgatitja e një transkripti të këtij materiali mbështetet shumë në informacionin nga lartë poshtë që besoj që Reçica nuk e ka pasur, ky është skenar i njohur”, deklaroi dëshmitarja.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitares nga avokatja e Thaçit-it, ekspertja e linguistikës foernzika, deklaroi se konstatimet e saj janë marr parasysh nga gjykatat në proceset gjyqësore në të cilat ajo ka dhënë ekspertizën e saj.

Seancën e sotme tre të akuzuarit ish-presidenti Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi  po e ndjekin përmes video-lidhjes.

Në këtë rast gjyqësor, nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026