Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë
mantilla
02/05/2026 - 11:41
Linku u kopjua

Dëgjova që Kosova po përballet me fushata intensive të dezinformimit që vijnë nga jashtë, thotë gazetari dhe eksperti i komunikimit strategjik, Markku Mantila.

Sipas tij, dezinformimi po bëhet një nga sfidat më serioze për funksionimin e demokracive moderne, sidomos në një kohë kur zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale e ka bërë më të lehtë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme.

Mantila, i cili ishte javën e parë në një konferencë në Prishtinë, ku u fol për perspektivat nordike mbi luftën kundër dezinformimit dhe forcimin e rezistencës shoqërore, thotë për KosovaPress, se informacioni i rremë ka ndikim të madh në shoqëri.

“Nuk jam ekspert për situatën në Kosovë, por nga ajo që dëgjova në konferencë, kuptoj që ka fushata shumë intensive dezinformimi që vijnë nga jashtë drejt Kosovës... Qeveria nuk mund t’u thotë qytetarëve çfarë lajmesh të lexojnë apo çfarë është e mirë për t’u ndjekur. Por nga ana tjetër, është përgjegjësi e saj të sigurojë që qytetarët të jenë të sigurt, përfshirë edhe nga dezinformimi. Prandaj, hapi i parë është të ndërgjegjësohet publiku se ekziston një problem i quajtur dezinformim, por pa diktuar se çfarë duhet të shohin apo lexojnë njerëzit”, thotë ai.

Sipas tij, dezinformimi sot po ndikon edhe në funksionimin e demokracisë.

Eksperti finlandez deklaron se një nga sfidat më të mëdha mbetet dallimi mes informacionit të saktë dhe dezinformimit, pasi, siç thotë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale, e cila mundëson krijimin e lajmeve të rreme në mënyrë të shpejtë, të lirë dhe të sofistikuar.

Megjithatë, ai nënvizon se edukimi dhe informimi mbeten mbrojtja më e fortë ndaj manipulimit.

Sa i përket mundësisë për ta kufizuar dezinformimin në rrjetet sociale, Mantila është skeptik. Ai thekson se në shoqëritë demokratike ekziston liria e shprehjes dhe e informimit, çka e bën të vështirë ndalimin e plotë të përmbajtjeve të rreme. Në vend të kësaj, ai sugjeron forcimin e rezistencës së shoqërisë përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026