Ekipi britanik stërvitë ushtarakët e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe reagim ndaj fatkeqësive
Lexohet për: 2 min.
273909751_275085541399500_2938209108009359854_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se një ekip britanik, ndër më të mirët në botë, po stërvitë ushtarakët tanë për kërkim-shpëtim dhe reagim ndaj fatkeqësive.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ekipi nga Kërkimi dhe Shpëtimi Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) realizoi trajnime në mot të ftohtë dhe reagim ndaj fatkeqësive së bashku me stafin e Qendrës Trajnuese Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin (SARTC - QNTKSH).

“Ata simuluan shumë skenarë të reagimit ndaj fatkeqësive. Këto përfshinin përdorimin e objekteve stërvitore në SARTC - QNTKSH për të kryer kërkime në rrënoja pas një tërmeti, trajtimin e viktimave dhe evakuimin pas një përplasjeje të madhe të trafikut rrugor dhe në terren. Gjithashtu edhe në skenar për reagimin ndaj rrëshqitjes së dheut, kërkimeve në mal, evakuimin e viktimave, si dhe mbijetesën në mot të ftohtë. UKISAR është ekipi kryesor ndërkombëtar i reagimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe i autorizuar nga Kërkimi dhe Shpëtimi i Kombeve të Bashkuara si ndër më të mirët në botë. Udhëheqësit e ekipit britanik e vlerësuan Qendrën tonë në Pomozatin si qendër trajnimi e klasit botëror. Faleminderit shumë Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipit të saj. Vazhdojmë me punë dhe suksese të reja”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025