Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka konfirmuar se ka vendosur të largohet nga posti i kapitenit të klubit.
34-vjeçari gjerman u emërua kapiten i Dortmundit në fillim të sezonit 2018/19, duke zëvendësuar ish-mbrojtësin Marcel Schmelzer, raporton KosovaPress.
Reus tha: “Kam pasur shumë kohë për të menduar gjatë pushimeve të mia dhe kam vendosur ta lë shiritin e kapitenit. Unë i informova Terzic dhe Kehlin për vendimin tim dje. Më lejuan ta mbaj këtë shirit për pesë vjet me krenari dhe nder. Faleminderit për mbështetjen tuaj ndër vite. Uroj që Sebastiani dhe Edin të gjejnë një pasardhës shumë të mirë. Jam i sigurt se do të kenë sukses”, tha Reus.
Një shërbëtor besnik i klubit, Reus iu bashkua Dortmundit në vitin 2012 nga Borussia Monchengladbach pasi më parë kishte kaluar nëpër akademinë e Dortmundit.
Ai ka fituar pesë trofe me skuadrën gjermane, por nuk ka qenë në gjendje të fitojë një titull të Bundelisgas.