Ky grusht i fortë, serbit Momcilo Janjic i erdhi nga boksieri kosovar Arigon Avdimetaj.
21 vjeçari nga Strellci i Epërm i Deçanit debutoi me sukses të jashtëzakonshëm në karrierën profesionale duke e fituar luftën që na raundin e dytë me një nokaut te fuqishëm ndaj kundërshtarit të tij.
“U ndjeva super se të jep, të jep ekstramotivim, normalisht. Normal ke edhe pak ekstra presion kur e din që është serb, se e din që nuk bën kurrqysh me humb. Por ka qenë shumë, shumë ekstra motivim edhe për të ushtruar më fort...Me të thënë të drejtën unë qare nuk e kam pas pa e fituar atë. S'mundem me humb nga serbi. Në rundin e parë shkova pak duke e shikuar qysh po bokson kundërshtari, çka po bën, çfarë gabimesh bën, edhe aty pastaj e zura në rundin e dytë”, theksoi Avdimetaj.
Për atë goditje fatale për boksierin serb, Avdimetaj tregon se mori edhe disa kritika.Por, a pati ndonjë komunikim mes Avdimetajt dhe boksierit serb pas luftës ndërmjet tyre?
“Jo, jo, as nuk ja kam dhënë dorën, as sen, hiç. Asnjë komunikim me kundërshtarin... Po normal që është ekstra motivuese kjo, se kur të dish që e ke krejt popullin mbas teje, ti qysh mundesh me humb? S'ki, s'mundesh. Të jep tepër motivim.”, theksoi Avdimetaj.
