E çuditshme nga ku e ndoqi Mourinho ndeshjen Real Madrid - Benfica
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
E çuditshme nga ku e ndoqi Mourinho ndeshjen Real Madrid - Benfica
26/02/2026 - 12:35
Linku u kopjua

Trajneri portugez Jose Mourinho kishte gjetur një mënyrë të pazakontë për të ndjekur ndeshjen Real Madrid - Benfica në “Santiago Bernabeu”, ku madrilenët siguruan kualifikimin në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Benfica kishte rezervuar një kabinë radioje brenda stadiumit që Mourinho ta ndiqte ndeshjen nga aty. Megjithatë, trajneri portugez zgjodhi të mos hynte në stadium dhe qëndroi në autobusin e ekipit, ku e ndoqi të gjithë takimin përmes televizionit.

Mourinho mbërriti në stadium me delegacionin e Benficës, por nuk zbriti nga autobusi. Ai u pa për herë të fundit duke dalë nga hoteli i ekipit pasdite dhe më pas qëndroi në autobus edhe pas mbërritjes në ‘Bernabeu”.  Trajneri arriti në dhomën e zhveshjes mysafire vetëm gjatë pushimit të pjesës së parë.

Real Madridi mposht Benfikën 2-1 dhe u kualifikua në raundin e të 16-tave të Ligës së Kampionëve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026