Interi mësohet se do të zhvillojë bisedime për rinovimin e kontratës me kapitenin dhe golashënuesin kryesor Lautaro Martinez në Madrid, kur skuadra do të përballet me Atletico-n në ndeshjen e dytë të fazës 1/16-të të Ligës së Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje.
Agjenti i Lautaro, Alejandro Camano pritet të jetë në kryeqytetin spanjoll për bisedime me “Nerazzurrët” më vonë këtë javë, raporton “La Gazzetta dello Sport”, përcjellë KosovaPress.
Kontrata aktuale e Lautaro-s është caktuar të skadojë në vitin 2026, që do të thotë se nuk ka nxitim për rinovim ende, por klubi do të donte të qartësonte të ardhmen e sulmuesit të tyre sa më parë që është e mundur.
Interi është i përgatitur t'i ofrojë Lautaros një marrëveshje me vlerë 8 milionë euro në sezon plus bonuse, megjithëse Lautaro po shtyn për një shifër afër 10 milionë euro.