E ardhmja e Didier Deschamps mund të jetë te Real Madridi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
E ardhmja e Didier Deschamps mund të jetë te Real Madridi
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve për të drejtuar Real Madridin sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve të fundit nga RMC Sport.
Sipas burimeve, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë disa opsione për stolin dhe emri i Deschamps konsiderohet si opsion për shkak të përvojës dhe sukseseve të tij në krye të kombëtares franceze. Ai pritet të largohet nga posti i selektorit pas Kupës së Botës 2026, duke mbyllur një cikël mbi një dekadë në krye të “Les Bleus”.
Megjithatë, raportimet theksojnë se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar dhe se kjo mbetet vetëm një mundësi në tavolinë. Madje, persona pranë trajnerit kanë minimizuar spekulimet për një kalim të tij në Madrid për momentin.
Ndërkohë në të njëjtën kohë, emra të tjerë si Zinedine Zidane vazhdojnë të përmenden për poste të rëndësishme, çka e bën të paqartë të ardhmen e stolit te Real Madrid.
Interesimi për Deschamps ekziston, por asgjë nuk është zyrtare gjithçka do të varet nga zhvillimet pas Botërorit 2026 dhe vendimet e klubit madrilen.
KosovaPress