Dyshohet si spiun i BIA-s, një muaj paraburgim për Aleksandar Vlajiq
Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti Special, ka caktuar masën një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit Aleksandar Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, nën dyshimet për spiunim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Musliu: Vlajiq - pjesë e BIA-s, pati lidhje me ojq serbe e ndërkombëtare • KosovaPress
Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri do të lihej në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.
Ja kush është spiuni i tretë i arrestuar brenda një muaji • KosovaPress
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Aleksandër Vlajiq u arrestua për spiunim në Kosovë. Veprimtarinë e tij kundër shtetit të Kosovës arriti ta zbulojë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).