Musliu: Vlajiq - pjesë e BIA-s, pati lidhje me ojq serbe e ndërkombëtare
Lexohet për: 2 min.
449019435_365206316584242_7728215529155505562_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Serbi i arrestuar dje, Aleksandar Vlajiq ka pasur lidhje edhe me organizata ndërkombëtare, Policinë e Kosovës dhe mediat serbe, ka thënë eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu.

Drejtori i Institutit Octopus, ka nënvizuar se pas arrestimit të spiunit të BIA-s, do të dihet pse një pjesë e shoqërisë serbe në Kosovë kanë raportuar negativisht për jetën multi etnike në Kosovë.

"Së shpejti do të dihet pse një pjesë e shoqërisë civile serbe në Kosovë ka qenë kaq destruktive, duke raportuar negativisht për jetën multietnike në Kosovë!

Prisni derisa të vërtetohet kjo, kur do të gjykohet agjenti i shërbimit sekret serb, Aleksandar Vlajiq!

Vlajiq, si pjesë e BIA-s Serbe, jo vetëm që mori inteligjencë nga disa përfaqësues të OJQ-ve serbe, por këto OJQ gjithashtu shërbyen si agjentë të ndikimit për narrativën e BIA-s.

Spiuni i BIA-s ka pasur lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri të Kosovës, me Policinë e Kosovës, mediat serbe etj.", ka shkruar Musliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025