FSK nis operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në liqenin e Batllavës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
FSK nis operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në liqenin e Batllavës
FSK
30/06/2026 - 15:08
Linku u kopjua

16:20

FSK nis operacionin e kërkimet për personin e zhdukur në liqenin e Batllavës

Ekipi i kërkim-shpëtimit në ujëra i FSK i janë bashkuar operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës. Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i FSK-së Vëllazërim Qerimi.

Ai bëri të ditur se operacioni do të zhvillohet në koordinim me institucionet e tjera të angazhuara në terren, të cilat tashmë kanë nisur kërkimet.

Policisë e Kosovës, fillimisht konfirmoi për KosovaPress se rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se një person ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

15:41

KosovaPress mëson nga burimet e saj në Policinë e Kosovës, se i dyshuari ka qenë në varkë në liqenin e Batllavës i shoqëruar me të dashurën e tij dhe ka kërcyer në ujë për freski, por i njëjti pati probleme gjatë notimit dhe nga ai moment nuk është dalë më.

15:02

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin e tij, raporton KosovaPress.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili për KosovaPress tha se pranuar informata se një person kishte hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës, por më pas nuk ishte parë të dilte.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.”, tha Pllana për KosovaPress

Sipas Policisë, Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar, ndërsa ende nuk ka informacione për lokalizimin e personit.

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026