Politika pa zgjidhje, Kosova shkon sërish në zgjedhje
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Politika pa zgjidhje, Kosova shkon sërish në zgjedhje
kuvendi i kosoves i zbrazet
29/04/2026 - 00:09
Linku u kopjua

Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale, diku në qershor, më së voni, pasi Kuvendi i Republikës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, që përfundoi në minutën e fundit të 28 prillit.

“Zgjedhjet do të shpallen në afatin kushtetues”, tha kryetarja e parlamentit, Albulena Haxhiu, kur i vuri “drynin” Kuvendit, 1 minut pasi ora kaloi datën 28 prill.

Pavarësisht disa tentativave dhe seancave të njëpasnjëshme, partitë politike nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit. Vetëvendosje propozoi 4 kandidatë për këtë pozitë, dy herë nga dy, por nuk ia doli të sigurojë 80 vota gjithsej, të cilat mund t’i bënte vetëm me ndihmën e opozitës.

Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën e Fatmire Kollçakun në përpjekjen e parë, ndërsa Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën në të dytën. Për to nuk u sigurua numri “magjik” prej 80 votave, pasi opozita refuzoi të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve

LDK u përfshi në një mundësi të vogël për t’u bërë pjesë e një marrëveshje me VV-në, por kjo e fundit refuzoi ta pranojë opsionin e preferuar të Lidhjes Demokratike - Vjosa Osmanin për presidente të “përsëritur”.

PDK gjatë gijthë kohës refuzoi të bashkëpunojë me VV-në për çështjen e kryetarit, por në një periudhë më të hershme kishte kërkuar që ajo të propozojë dy kandidatë për president, në mënyrë që njëri nga ta të zgjedhet. Kjo nuk ishte pranuar nga Vetëvendosje.

Zgjedhjet e reja janë të tretat në 15 muajt e fundit për Kosovën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026