Dyshohet se çifti në anije u infektua me hantavirus gjatë vëzhgimit të shpendëve
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dyshohet se çifti në anije u infektua me hantavirus gjatë vëzhgimit të shpendëve
Anija06
Foto Ilustruese
06/05/2026 - 17:18
Linku u kopjua

Besohet që çifti në anijen turistike ku shpërtheu hantavirusi e kishin bartur virusin gjatë një udhëtimi ku bënë vëzhgim të shpendëve në Argjentinë, kanë thënë hetuesit për AP, përcjell KosovaPress.

Ndërkohë, kompania holandeze “Oceanwide Expeditions” ka njoftuar se tre pacientë janë transportuar me avionë të pajisur posaçërisht drejt qendrave mjekësore që mund të ofrojnë trajtim të specializuar dhe kontroll të duhur shëndetësor.

Një spital në Holandë ka konfirmuar se do të pranojë njërin prej tyre, ndërsa autoritetet gjermane po përgatiten të marrin një tjetër pacient.

Sipas kompanisë, dy nga të evakuuarit janë në gjendje të rëndë, ndërsa personi i tretë nuk ka simptoma, por ka qenë në kontakt të afërt me një pasagjer që ka vdekur më 2 maj.

Ndërkohë, kompania ka bërë të ditur se po forcon kujdesin mjekësor në bord duke sjellë dy mjekë të sëmundjeve infektive nga Holanda.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026