*Foto e gjeneruar me AI
Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë aleate të vërteta të Shteteve të Bashkuara, por regjime autoritare që po përpiqen të sigurojnë mbështetjen e administratës së presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa në të njëjtën kohë forcojnë lidhjet me Rusinë dhe Kinën. Kështu kanë vlerësuar analistet me shtetësi amerikane Ivana Stradner dhe Katie Korkya, në një analizë të publikuar në FDD (Foundation for Defense of Democracies).
Aty thuhet se Vuçiqi dhe Georgian Dream nuk janë miq të Shteteve të Bashkuara, porse autoritarë që shtypin qytetarët e tyre dhe bashkëpunojnë me kundërshtarët e Amerikës.
Sipas analizës, vizita e fundit e Vuçiqit në Tbilisi nuk kishte rëndësi të veçantë ekonomike, pasi shkëmbimet tregtare mes dy vendeve mbeten minimale, por kishte një domethënie të qartë politike.Ato rikujtojnë se Serbia dhe Gjeorgjia refuzuan t’i vendosin sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa kanë thelluar bashkëpunimin strategjik me Kinën përmes investimeve, marrëveshjeve ekonomike dhe projekteve infrastrukturore.
Stradner dhe Korkya theksojnë se, pavarësisht këtyre politikave, të dyja qeveritë po përpiqen të afrohen me administratën Trump. Sipas tyre, Beogradi po promovon një dialog strategjik me Uashingtonin, ndërsa Tbilisi ka kërkuar një rifillim të marrëdhënieve me SHBA-në.