Dy të mitur kapen me armë në Pejë, njëri me thikë, tjetri me revole
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy të mitur kapen me armë në Pejë, njëri me thikë, tjetri me revole
policia11
22/03/2026 - 09:12
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy raste të ndara që përfshijnë të mitur janë regjistruar mbrëmjen e 21 marsit 2026 në Pejë.

Në rastin e parë, rreth orës 21:10, një i dyshuar mashkull kosovar i mitur është shoqëruar në stacionin policor, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë).

Ndërkaq, në një rast tjetër rreth orës 21:50, një tjetër i mitur është shoqëruar në polici pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë revole me një karikator dhe tre fishekë, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit në të dy rastet janë liruar në procedurë të rregullt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026