Dy të arrestuar për dhunimin e një vajze në Vushtrri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy të arrestuar për dhunimin e një vajze në Vushtrri
Dhunimii25
25/02/2026 - 10:07
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit, raporton KosovaPress.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë dhunuar një femër kosovare. Viktima pas rastit është dërguar për tretman mjekësor.

“Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet kompetente, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026