Erza Muminoviq nga sporti i xhudos dhe Sara Pllana nga ai i gjimnastikës janë përfituese të bursave nga Komiteti Olimpik i Kosovës me synimin për t’u përgatitur sa më mirë për të arritur normën për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se këto dy sportiste kanë arritur rezultatet të shkëlqyeshme dhe se ato do të punojnë për të arritur normën olimpike.
Sportistet e reja shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen.
“Falenderoj Komitetin Olimpik për bursën olimpike. Po mendoj që kjo mundësi është një hap i rëndësishëm për mua të vazhdoj me punë edhe përkushtim për garat e ardhshme dhe për Lojërat Olimpike në Los Anxhelos 2028”, u shpreh Muminovic.“Unë e falenderoj shumë Komitetin për bursën e ndarë ndaj meje. Unë do të vazhdoj të punoj në të ardhmen për të bërë Kosovën krenare”, tha Pllana.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, deklaroi se fokusi kryesor i komitetit do të jetë gjithmonë te sportistët, të cilët po e bëjnë Kosovën krenare në arenën ndërkombëtare.