Dy persona vdiqën të enjten “dyshimshëm” në Kosovë, një në Gjilan e tjetri në Shtime
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy persona vdiqën të enjten “dyshimshëm” në Kosovë, një në Gjilan e tjetri në Shtime
shiriti i policiseeee
24/07/2026 - 09:00
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të hetimit të vdekjes, të regjistruara në Gjilan dhe Shtime. Viktimat janë gjetur ose janë dërguar në institucione shëndetësore pa shenja jete.

Në Gjilan, të enjten rreth orës 18:30 është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkaq, Qendra Emergjente e Ferizajt ka raportuar se një burrë është sjellë këtu, pa shenja, jete, rreth orës 21, nga Qendra Emergjente e Shtimes. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026