Dy mjekët e arrestuar në Vushtrri kërkonin ryshfet deri në 300 €, kishin aktakuzë edhe më parë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy mjekët e arrestuar në Vushtrri kërkonin ryshfet deri në 300 €, kishin aktakuzë edhe më parë
spitali i vushtrrise
13/05/2026 - 17:50
Linku u kopjua

Dy mjek, punonjës të spitalit në Vushtrri, që u arrestuan të mërkurën, me dyshimet për marrje të ryshfetit, kanë pasur aktakuza, po për këtë vepër, edhe më parë.

Kështu i ka thënë KosovaPress-it një burim që ishte në dijeni të kësaj çështjeje.

Dy mjekët, që u arrestuan të mërkurën paradite në spitalin e Vushtrrisë, në prani të prokurorit, dyshohet se kanë marrë para jashtëligjshëm, për shërbimet që kanë ofruar, të paktën në tetë raste.

Lajmin e ka bërë të ditur më herët gjatë ditës Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Sipas saj, dy të dyshuarit, me inicialet E.S. dhe V.R. u prangosen nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

“Bazuar në dyshimet fillestare, E.S. dyshohet se në tri raste, ndërsa V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët në këmbim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie, përcjellë KosovaPress.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kërkesa për paraburgimin e tyre është dërguar pasdite nga Prokuroria Themelore ndërsa pritet që mjekët të dalin nesër para gjykatësit.

KosovaPress merr vesh jozyrtarisht nga burimet e veta se të dyshuarit merrnin ryshfet nga 50 deri në 300 euro, varësisht nga rastet.

KosovaPress ka tentuar të marrë edhe versionin e spitalit për këtë rast, por e pati të pamundur të kontaktojë me drejtorin e këtij institucioni shëndetësor. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026