Dy karateistë të Kosovës garojnë në Premier League, në Romë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy karateistë të Kosovës garojnë në Premier League, në Romë
Perfaqesuesja-e-Kosoves-ne-Karate-foto-REL-e1525969216804
11/03/2026 - 16:28
Linku u kopjua

Federata e Karatesë e Kosovës ka bërë të ditur se dy nga garuesit e përfaqësueses së tyre do të udhëtojnë drejt Romës, për të marrë pjesë në garën prestigjioze Karate 1 - Premier League, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin botëror të karatesë.

Në këtë garë elitare, Kosovën do ta përfaqësojnë dy sportistët Islam Selmani në kategorinë -60 kilogramë dhe Betim Maliqi në kategorinë -75 kilogramë.

Garuesit kosovarë do të qëndrojnë në Romë nga data 15 deri më 18 mars 2026, ku do të përballen me karateistët më të mirë të botës. Në këtë garë marrin pjesë vetëm 32 garuesit më të mirë në ranglistën botërore për secilën kategori, gjë që e bën këtë kompeticion ndër më të fortët në sportin e karatesë.

Së bashku me sportistët në këtë garë do të udhëtojë edhe trajneri i përfaqësueses, Agron Tosuni.

Federata e Karatesë e Kosovës, u ka uruar sportistëve suksese dhe një paraqitje sa më të mire, në këtë garë të rëndësishme ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026