Bashkimi Evropian është formuar duke u bazuar në vlera të përbashkëta për shtetet tona dhe ato janë parakusht për t’u pranuar në BE dhe të gjithë duhet të përpiqemi t’i ruajmë të njëjtat dhe këto objektiva arrihen përmes bashkëpunimit dhe dialogut. Kështu ka thënë Kryetari i Dhomës së Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, Alexander Arabadjiev në sesionin e dytë të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit me temën “Ndikimi i Jurisprudencës së Gjykatave Supranacionale në Formësimin e Konteksteve”.
Personalitete të rëndësishme të sistemit të drejtësisë morën pjesë në takimin e dytë të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit.
“Është detyrë e përgjithshme e shteteve anëtare, të gjykatave të BE-së që t’i ruajnë vlerat dhe parimet e përbashkëta në fushën e kompetencave të tyre. Për këtë qëllim, ne mund të shikojmë tek njëri tjetrin duke shkëmbyer informata dhe përvoja me njëri tjetrin…Duke u bazuar tek vlerat e nenit dy për ta ruajtur demokracinë, disa vende të caktuara anëtare mund të tregojnë tendencë t’i shmangen kësaj dhe mbetet për t’u parë nëse gjykata ka vullnet të zgjerojë praktikat e saj gjyqësore me vlera të tjera të nenit dy për veç sundimit të ligjit, derisa të ekzistojë kjo praktikë gjyqësore…Ka një numër të caktuar të gjykatave kushtetuese në Evropën Lindore që merren me çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me raportin në mes të gjykatave nacionale dhe gjykatës së BE-së...BE-ja është formuar duke u bazuar në këto vlera të përbashkëta për shtete tona dhe ato janë parakusht për tu pranuar në Bashkimin Evropian dhe të gjithë duhet të përpiqemi t’i ruajmë të njëjtat dhe këto objektiva arrihen më së miri përmes bashkëpunimit dhe dialogut mes nesh”, tha Arabadijev.
Ndërkaq, juriskonsultja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Anna Austin foli për “Ndikimin e GJEDNJ-së në Kontekstet Kushtetuese Kombëtare”.Ndër të tjera, ajo potencoi se aktgjykimet e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ofrojnë referenca për të identifikuar mangësitë dhe për të gjetur zgjidhjet lidhur me situatat konkrete.
“Kosova është një nga shtetet ku Konventa ka përparësi ndaj ligjeve dhe akteve të tjera. Pra, në Kosovë konventa ka status nën kushtetutën por mbi ligjet. Ka kushtetuta që nuk i referohen konventës mirëpo, konventa ka depërtuar në kushtetutat dhe ligjet e tyre…Ndikimi i konventës në vendet nacionale nuk ka qenë në një raport nga lartë poshtë, por ka qenë një raport bashkëpunimi i ndërveprimit në sistemin kushtetues…Mekanizmi subsidiar i konventës në njërën anë, nga shtetet kërkohet që të përfshijnë konventën garancitë e saj për të krijuar mjete që garantojnë dhe që ky ndërveprim në mes deliçencës në nivel nacional dhe vlerësimit përkatës në nivel të gjykatës të Strasburgut e përbën zemrën e Parimit të Subsidiaritetit dhe përbën zemrën e ndërveprimit ndërmjet Strasburgut dhe Gjykatave Kushtetuese. Parimi i Subsidiaritetit nuk do të thotë standardi i të drejtave të njeriut zvogëlohet dhe nuk është çështje lejimit të gjykatave supranacionale, t’u jepet e drejtë atyre…Aktgjykimet e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ofrojnë referenca për të identifikuar mangësitë dhe për të gjetur zgjidhjet lidhur me situatat konkrete”, potencoi Austin.
“Ne punojmë në promovimin e sundimit të ligjit. Ky është misioni ynë dhe ne mbase e dini që organizatë konsultative pranë kombeve të bashkuara ne punojmë për të vetëdijesuar njerëzit për këto ide që sundimi i ligjit, demokracia dhe të drejtat që i gëzojmë në të gjitha vendet tona mund të zhduken…Duke vetëdijesuar njerëzit për këtë është një mision shumë i rëndësishëm. Ne jemi këtu për t’iu treguar se dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtij misioni…Ne organizojmë forume, seminare, kongrese edhe në nivelin botëror. Në korrik të vitit të kaluar, ne kemi mbajtur kongresin në New York dhe me Asociaconin e juristëve në SHBA”, tregoi Toma.
Ky forum profesional është themeluar me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbim përvojash mbi drejtësinë kushtetuese.
https://kosovapress.com/gjykatat-kushtetuese-mbikeqyrin-dhe-kontrollojne-kushtetueshmerine-e-ligjeve