Dua Lipa takohet me Queen Consort Camilla në ceremoninë e çmimit Booker
Lexohet për: 2 min.
Dua Lipa
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ylli 27-vjeçar i popit u përshëndet nga Mbretëresha Consort - e cila më parë njihej si Camilla, Dukesha e Cornwall derisa burri i saj Mbreti Charles hyri në fron pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth në shtator - kur ajo mbajti një fjalim në ceremoninë e çmimit Booker në Londër.

"Mirë se erdhe në Sallën time të Leximit dhe në komunitetin tonë të adhuruesve të të gjitha gjërave letrare. Unë kam qenë e apasionuar pas librave gjatë gjithë jetës sime dhe jam e kënaqur që mund të ndaj disa nga të preferuarat e mia me ju këtu dhe për t'ju prezantuar me njerëzit e jashtëzakonshëm që i shkruajnë ato. Shpresoj se do të kënaqeni duke eksploruar këtë faqe interneti, ku mund të zhyteni në intervista ekskluzive me autorë, rekomandime leximi dhe shumë më tepër. Pavarësisht nëse e gjeni veten duke u nisur në aventura të reja librash, ose thjesht duke u lidhur me miq të vjetër dhe të njohur, ju uroj lexim shumë të lumtur," tha në një video-mesazh, Queen Consort.

Ndërkohë, autorja e hitit "Levitating" përdori fjalimin e saj në ceremoninë vjetore të çmimeve - me çmimin këtë vit për Shehan Karunatilaka për romanin "Shtatë Hënat e Maali Almeida" - për të shpjeguar se leximi është një pasion për të dhe ajo udhëhiqet nga autorë si Roald Dahl dhe Malorie Blackman.

"Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga gëzimet më të thella në botë: kënaqësinë e thjeshtë të leximit të një libri. Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës në Londër, obsesionet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të dy më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot," tha Dua Lipa.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025