Hamza: Do ta forcojmë aleancën me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Hamza: Do ta forcojmë aleancën me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është zotuar se do të rrisin pagat për 50 për qind në sektorin publik si dhe pensionet bazike për 70 për qind.

Ai në tubimin elektoral në Drenas nënvizoi nevojën e forcimit të aleancës me SHBA dhe vendet e Bashkimin Evropian.

Hamza u zotua se nën qeverisjen e tij do të rikthehet mbështetja për komunën e Drenasit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit, derisa bëri thirrje për unitet.

“Drenas, ngrihuni sërish për Kosovën, për Bedri Hamzën dhe PDK-në. Le ta tregojmë fuqinë tonë dhe ta bëjmë historinë”, tha ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025