Drita synon kualifikimin në “Fadil Vokrri”, gjithçka vendoset ndaj Kauno Zalgiris
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita synon kualifikimin në “Fadil Vokrri”, gjithçka vendoset ndaj Kauno Zalgiris
Drita do të zhvillojë të martën mbrëma ndeshjen vendimtare ndaj Kauno Zalgiris në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë të luajtur në Lituani, kampionia e Kosovës do të kërkojë fitore para tifozëve të saj për të siguruar kalimin në raundin e dytë të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani arriti të nxjerrë një rezultat të favorshëm në përballjen e parë, ku Blerim Krasniqi realizoi golin e barazimit në minutën e 82-të, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ndërsa Drita synon të shfrytëzojë përkrahjen nga tribunat për të vazhduar aventurën evropiane.
Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa skuadra e eliminuar do të vazhdojë garimin në Ligën e Konferencës.
KosovaPress