Drita shënon sapo nis pjesa e dytë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita shënon sapo nis pjesa e dytë
7d7982fc-89e6-4c0e-92f0-816d14f089cc
26/02/2026 - 19:57
Linku u kopjua

Start i ëndrrave për "Intelektualët" në fraksionin e dytë të lojës, ku Albert Dabiqaj ka gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e 48-të.

Pas një presioni të lartë dhe një loje të fortë që në sekondat e para, Dabiqaj u tregua i saktë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës dhe duke e çuar rezultatin në 3:2.

Ndeshja ka marrë një karakter mjaft fizik, ku arbitri Damian Sylwestrzak ka filluar të nxjerrë kartonët edhe për vendasit, duke ndëshkuar Lukasz Bejger të Celjes me të verdhë.

Me këtë ritëm, pjesa e dytë premton të jetë një "luftë" e vërtetë sportive deri në fishkëllimën e fundit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026