​KOK dhe Ministria e Sportit thellojnë bashkëpunimin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​KOK dhe Ministria e Sportit thellojnë bashkëpunimin
Sekretaret
28/04/2026 - 14:14
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ka pritur sot në takim sekretarin e ri të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi, me të cilin ka diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sportit.

Gjatë këtij takimi, palët kanë theksuar nevojën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke u fokusuar në realizimin e projekteve të përbashkëta dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit në vend.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar së fundmi, përmes të cilit Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbështetet me mbi një milion euro për zbatimin e aktiviteteve dhe programeve gjatë vitit 2026.

Me këtë rast, Aliti i ka uruar suksese Iljazit në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e plotë të tij dhe të KOK-ut për të avancuar bashkëpunimin me Ministrinë, në funksion të zhvillimit të sportit dhe mbështetjes së sportistëve në Kosovë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026