Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Dritës dhe Trepçës ’89, ku tre pikët e plota i ka siguruar skuadra e Ardijan Nuhiut.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, Drita ka regjistruar fitore me rezultat 3:1 kundër Trepçës ’89, raporton KosovaPress.
Rezultatin në 2:0 për gjilanasit e thelloi Besnik Krasniqi, i cili konkretizon penalltinë me sukses në minutën e 54’ të ndeshjes.
Drita vazhdoi me paraqitje fantastike, ku e gjeti edhe golin e tretë përmes Ardit Tahirit, i cili në minutën e 70’ shënon për 3:0.
Me pikët e reja, Drita përforcon pozitën e parë në tabelë ku ngjitet në kuotën e 24 pikëve, krahas Trepçës ’89 që tani renditet në vendin e gjashtë me nëntë pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 3:1 në favor të Dritës.