Drita mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Drita mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve
Sot është hedhur shorti për rrethin e parë kualifikues të UEFA Champions League për edicionin 2026/27, ku kampioni i ri i Superligës së Kosovës, FC Drita, ka mësuar emrin e kundërshtarit të tij të parë.
Skuadra gjilanase do të përfaqësojë futbollin kosovar në garën më prestigjioze evropiane për klube. Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 7 dhe 8 korrik, ndërsa ato të kthimit menjëherë një javë më pas, më 14 dhe 15 korrik.
Goglat kanë përcaktuar që Drita të përballet me skuadrën nga Lituania,
Kauno Žalgiris.
Klubi lituanez, i themeluar në vitin 2004 si FK Spyris përpara se të merrte emrin aktual, luan në nivelin e lartë të futbollit vendas (A Lyga) dhe njihet për një strukturë solide organizative, duke qenë pjesë e të njëjtës familje sportive me klubin e famshëm të basketbollit me të njëjtin emër.
Megjithëse Kauno Žalgiris ka fituar përvojë të konsiderueshme në vitet e fundit duke marrë pjesë rregullisht në kualifikimet e garave evropiane, "Intelektualët" e Dritës gëzojnë një rrugëtim të pasur në skenën ndërkombëtare dhe do të kërkojnë me ngulm kalimin për në raundin tjetër.
KosovaPress