Drita e Malisheva vazhdojnë me fitore në Superligë
Lexohet për: 1 min.
9-Drita Malisheva
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku Drita dhe Malisheva kanë vazhduar me fitore edhe këtë javë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Malisheva e ka mposhtur 2:1 si mysafire skuadrën e Drenicës, raporton KosovaPress.

Golat për Malishevën i shënuan Behar Maliqi (minuta e 7’) dhe Bleart Tolaj (minuta e 24’), kurse golin e nderit te Drenica e shënoi Agim Zeka (minuta e 5’).

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja tjetër tejet interesante mes Dritës dhe Ferizajt, në të cilën gjilanasit shënuan fitore bindëse 3:0.

Golat e fitores për Dritën i shënuan Ardit Tahiri (minuta e 83’) dhe Kastriot Selmani (minuta e 92’) dhe Simonovski (minuta 99’).

Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

Drenica 1:2 Malisheva

Drita 3:0 Ferizaj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025