Dreshaj: Statuti i ri i UP-së është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se statuti i ri i Universitetit të Prishtinës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Dreshaj në konferencë për medie të premten tha se hartimi i këtij statuti është bërë përmes shkeljeve procedurale, derisa shtoi se ka gabime të mëdha përmbajtjesore.

Sipas tij, përmes këtij statuti cenohet dinjiteti i profesorit dhe asistentit, pasi ata do të jenë në stres të përjetshëm për rrezik të humbjes së vendit të punës.

Për këtë arsye, deputeti opozitar tha se statutin e ri të UP-së do të dërgojnë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024