Dreshaj akuzon Vetëvendosjen për ‘puç’ në Komisionin hetimor
Lexohet për: 2 min.
335120005_599583908395450_8600320777940180755_n
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar pas zhvillimeve sot në Komisionin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore ku deputetët e Vetëvendosjes në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren kanë zgjedhur kryesuesin e këtij komisioni. 

Dreshaj, i cili është kryesues i komisionit, ka thënë se deputetët e partisë në pushtet kanë nxjerrë nga mbledhja edhe stafin teknik të Kuvendit që kanë tërhequr vërejtjen për shkeljet gjatë mbledhjes. Ai ka përkujtuar se kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e komisionit e zgjedh vetëm Kuvendi. 

"Në përpjekje për të fshehur manipulimet me subvencionimin e teksteve shkollore, deputetët e Vetëvendosjes sot paskan vendosur të bëjnë puç në Komisionin Hetimor që e kryesoj unë. Në kundërshtim me Ligjin e me rregullore, paskan vendosur që në Komision të zgjedhin kryesuesin e zëvendëskryesuesin e Komisionit Hetimor. Por këtë të drejtë e ka vetëm Seanca Plenare e Kuvendit, o të mjerë", ka shkruar Dreshaj. 

Reagimi i plotë në Facebook: 

Nuk fshihet dielli me shoshë o të mjerë!

Në përpjekje për të fshehur manipulimet me subvencionimin e teksteve shkollore, deputetët e Vetëvendosjes sot paskan vendosur të bëjnë puç në Komisionin Hetimor që e kryesoj unë.

Në kundërshtim me Ligjin e me rregullore, paskan vendosur që në Komision të zgjedhin kryesuesin e zëvendëskryesuesin e Komisionit Hetimor. Por këtë të drejtë e ka vetëm Seanca Plenare e Kuvendit, o të mjerë.

Kjo nuk është parë e nuk është dëgjuar ndonjëherë. Po Komisionet hetimore në praktikat parlamentare në gjithë botën i udhëheq opozita. Dyshoj të jetë ndryshe edhe në Korenë e Veriut. Madje, deputetët e VV-së kanë nxjerrë nga mbledhja edhe stafin teknik të Kuvendit që kanë tërhequr vërejtjen për shkeljen e Ligjit dhe të Rregullores për mbarëvajtjen e punës në komisionet hetimore parlamentare.

Për këtë maskarallëk, i kam shkruar edhe kryetarit të Kuvendit, të shohë nëse ai ka gjë në dorë e ta ndalë këtë maskaradë të VV-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024