Drenica mposht Malishevën në një spektakël me gjashtë gola në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drenica mposht Malishevën në një spektakël me gjashtë gola në Superligë
image
17/03/2026 - 15:15
Linku u kopjua

Në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës, Drenica ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme si vendas duke mposhtur Malishevën me rezultat bindës 4-2.

Ndeshja ishte dramatike dhe plot kthesa, ku fillimisht pjesa e parë u mbyll në baraspeshë 1-1 pas golave të Jasharit dhe Diatta-s. Megjithatë, drenicakët u treguan më kërkues në pjesën e dytë, duke gjetur rrjetën edhe tri herë të tjera përmes Jasharit, Ukës dhe Veliqit, për të siguruar tri pikë jetike në luftën për mbijetesë.

Kjo fitore e ngjit Drenicën vendin e nëntë me 28 pikëve, duke i mbajtur shpresat gjallë për t'u larguar nga zona e rrezikut, ndërsa për Malishevën kjo humbje ishte një hap prapa në garën për pozitat e larta të tabelës, ku mbeten në vendin e katërt me 37 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026