Drenica mëson rivalët për fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve në futsall
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drenica mëson rivalët për fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve në futsall
futsal
08/07/2026 - 14:18
Linku u kopjua

Kampionia e Kosovës në futsall, Drenica, ka mësuar kundërshtarët e saj për raundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26, pas shortit të hedhur nga UEFA.

Sipas shortit, Drenica është vendosur në Grupin D, ku do të përballet me Ujpest nga Hungaria, Murata nga San Marino dhe Sakarya Karasu 1933 nga Turqia.

Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen në format turneu, në një vend organizues të vetëm, gjatë periudhës 25-30 gusht 2025. Secila skuadër do t’i zhvillojë nga tri ndeshje, ndërsa vetëm fituesi i grupit do të sigurojë kualifikimin në raundin kryesor të Ligës së Kampionëve në futsall.

Drenica synon paraqitje sa më të suksesshme në debutimin e saj në garat evropiane, me objektivin për të kaluar në fazën e radhës, ku do t’u bashkohet skuadrave me koeficientin më të lartë në renditjen e UEFA-s.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026