Drejtori sportiv i Bayernit konfirmon bisedimet për Sommer
Lexohet për: 1 min.
9-Bayern
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bayern Munichu është në kërkim të një portieri, pas lëndimit të gjermanit Manuel Neuer.

Neuer theu këmbën e tij gjatë skijimit sa ishte në pushime, dhe do të mungojë te Bayerni për pjesën e mbetur të sezonit, raporton KosovaPress.

Kjo gjë e ka detyruar Bayernin që t’i futet tregut edhe të jetë në kërkim të një portieri, ku emri më i përfolur është bashkëkombësi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, Yann Sommer, raporton KosovPress.

Drejtori sportiv i kampionit gjerman, Salihamidzic e konfirmoi për “Sky De” se Bayerni është në bisedime me Borussia Monchengladbachun për të transferuar Sommer.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të klubeve të tjera, por Sommer është padyshim një temë kryesore, sigurisht. Ne jemi duke i konsideruar opsionet tone dhe do të marrim një vendim në të ardhmen e afërt”, tha Salihamidzic.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025