Drejtori sportiv i Bayernit konfirmon bisedimet me agjentin e Ronaldos
Lexohet për: 2 min.
6-Drejtori
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, ka zhvilluar bisedime me agjentin e Cristiano Ronaldos rreth mundësisë së marrëveshjes me yllin portugez, por kishte vendosur kundër transferimit të tij nga Manchester United.

Ronaldo dëshironte të largohej me çdo kusht nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve, dhe t’i bashkohet një klubi që luan këtë sezon në Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Bayerni ishte njëri nga opsionet e shumta që shihej si një destinacion i mundshëm i 37 vjeçarit, por një marrëveshje nuk u arrit dhe në fund ai mbeti në “Old Trafford”.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic në një intervistë për “Sky Sport” në Gjermani e konfirmoi se klubi kishte zhvilluar bisedime me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes.

“Ai është një personalitet tejet i madh. Një lojtar i madh i cili ka lënë gjurmët e tij në futboll gjatë viteve të fundit. Nuk ishte opsion për ne sepse ne kishim tjera plane në mendje. Por, ju nuk duhet të ndjeheni keq për të. Ai është një futbollit i madh i cili ka arritur gjëra të mëdha në vitet e fundit”, tha Salihamidzic.

Ronaldo ka bërë vetëm një start në Premier Ligë për Manchester United deri më tani këtë sezon, kurse e ka filluar ndeshjen nga banka rezervë katër herë.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025