Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Ka shumë shkolla që s’kanë libra
Lexohet për: 1 min.
musmurati-010923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati e pyetur për situatën e shkollave për furnizimin e librave në ditën e parë të mësimit, tha se ka ende shkolla të cilat nuk kanë fare libra, ani pse ka filluar sot mësimi shkollor.

Deri më tani ka shumë shkolla që nuk kanë fare libra, por gjatë ditës do të kemi një raport më të plotë të cilën do të mund të ndajmë më gjithë juve në lidhje me furnizimin me libra në të gjithë shkollat”, tha Musmurati.

Musmurati shtoi se disa nga shkollat po mbajnë mësim me orar të shkurtër sepse është dita e parë, derisa tregoi edhe për disa shkolla të Prishtinës, të cilat janë në renovim.

Drejtoresha e Arsimit, Musmurati tha se dhuna në shkolla është fenomen në rritje në të gjitha shkollat e Kosovës. Ajo shtoi se do të investojnë edhe për sigurinë e fëmijëve nëpër shkolla, sikur në sigurinë fizike, ashtu edhe në punësimin e psikologëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025