Dramë në Leverkusen, Havertz shpëton Arsenalin në minutat e fundit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dramë në Leverkusen, Havertz shpëton Arsenalin në minutat e fundit
havertz
11/03/2026 - 20:38
Linku u kopjua

Përballja e parë e 1/8 në Champions League midis Bayer Leverkusen dhe Arsenalit u mbyll në barazim 1-1, pas një loje me intensitet të lartë dhe pwrfundim dramatik.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me Gabriel Martinellin që goditi shtyllën, por ishin vendasit ata që gjetën të parët avantazhin. Sapo nisi pjesa e dytë (46'), Robert Andrich kërceu fuqishëm mbi mbrojtjen e Gunners pas një korneri, duke mposhtur David Rayan me një goditje të saktë me kokë.

Kur dukej se Leverkuseni do të dilte me fitore, zëvendësimi i saktw i Mikel Artetas, Kai Havertz, ndryshoi fatin e takimit. Në minutën e 86-të, Malik Tillman shkaktoi një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar, e cila u konfirmua edhe nga sistemi VAR. Nga pika e bardhë, Havertz u tregua i gjakftohtë në minutën e 89-të, duke barazuar shifrat dhe duke i dhënë Arsenalit një rezultat mjaft të favorshëm për ndeshjen e kthimit në Londër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026