Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së
LDK05
Foto Arkiv
15/07/2026 - 13:57
Linku u kopjua

Dy zyrtarë të LDK-së, Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të kësaj partie për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, kryetar aktual.

Raportohet se Zemaj e Dushi nuk kanë treguar numrin e nënshkrimeve të mbledhura, por kanë theksuar se janë sipas normave statutare dhe se presin zhvillimet konform statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, Lumir Abdixhiku në fillim të vitit kishte mbijetuar një mocioni të propozuar nga vetë ai, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

KosovaPress ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, po e udhëheq këtë proces, duke vizituar degët e LDK-së në nivel vendi për të kërkuar nënshkrimet e delegatëve për votëbesimin ndaj Abdixhikut.

Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut po vjen pas pakënaqësive brenda kësaj partie për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajmi në zhvillim…


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026