Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në kampionatin më prestigjioz në Evropë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në kampionatin më prestigjioz në Evropë
donjeta
01/03/2026 - 14:11
Linku u kopjua

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në kampionatin e 77-të ndërkombëtar të boksit "Strandja 2026", i mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Në finalen e madhe të kategorisë deri në 60 kg, Sadiku u përball me boksieren braziliane Rebeca De Santos në një luftë tejet intensive dhe emocionuese.

Pas tre raundeve të forta, rezultatet e gjyqtarëve treguan dominimin e boksieres sonë. Sipas tabelës zyrtare të pikëve, tre nga pesë gjyqtarë i dhanë fitoren Donjetës me rezultatet 29-28 dhe 30-27, duke konfirmuar epërsinë e saj në raundet vendimtare.

Ky sukses i madh vërteton formën e shkëlqyer të Sadikut dhe ngre lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të boksit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026