Dogana sekuestron mbi 50 kavanoza me mjaltë manuka në Aeroportin e Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
aeroporti
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës njofton se në Aeroportin e Prishtinës ka konfiskuar disa kavanoza me mjaltë manuka të ciët një udhëtar i linjës Stamboll-Prishtinë nuk i ka deklaruar. 

Sipas Doganës vlera totale e mallit të padeklaruar është rreth 3 mijë euro, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur të jetë afër një mijë euro.

“Më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti - Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll - Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar. Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë: 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€, 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€. Vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Më tej thuhet se ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës, dhe rrjedhimisht mallrat janë sekuestruar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024